Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pranuar të merret në pyetje nga FBI si pjesë e hetimit për atentatin ndaj tij në Pensilvani gjatë një tubimi, disa javë më parë.
FBI nuk dha një datë se kur ish-presidenti do të merret në pyetjes, por sqaroi se bëhet fjalë për një "një intervistë standarde”, siç bëhet me çdo person tjetër gjatë një ngjarje kriminale.
Pavarësisht provave të pakundërshtueshme, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar një motiv pse Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë më 13 korrik.
Ndërkohë, mesazhet e publikuara së fundmi kanë zbuluar se 20-vjeçari, u pa nga një ekip i forcave speciale më shumë se 90 minuta para të shtënave, shumë më herët nga sa mendohej më parë.
Mesazhet e marra nga New York Times dhe ABC News do t'i shtohen listës së dështimeve të sigurisë që i paraprinë atentatit ndaj ish-presidentit.
(A2 Televizion)