IDF godet reaktorin bërthamor Arak, Netanjahu: Irani do e paguajë shtrenjtë sulmin ndaj spitalit Soroka

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 09:48 | Bota

Ushtria izraelite ka njoftuar se në një sulm të fundit gjatë natës ka shënjestruar reaktorin bërthamor në rajonin Arak të Iranit dhe se po ashtu goditi atë që e përshkroi si një strukturë zhvillimi të armëve bërthamore në rajonin Natanz.

Midis strukturave bërthamore iraniane është një reaktor bërthamor kërkimor me ujë të rëndë, ndërtimi i të cilit nuk është përfunduar ende nga Irani, i cili fillimisht quhej Arak dhe tani Khodab.

Sulmi u parapri nga një paralajmërim në persisht nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, raportoi Radioja e Ushtrisë Izraelite. Banorët e Arakut dhe Khodabit fqinj u nxitën të kërkonin strehim në pritje të sulmit.

Strukturat e Arakut, të cilat janë pjesë e infrastrukturës bërthamore të Iranit, ndodhen në jugperëndim të Teheranit. Në Natanz, i cili është goditur më parë gjatë sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit, të cilat vazhdojnë prej gjashtë ditësh, Irani ka ndërtuar një kompleks në zemër të programit të tij bërthamor, i cili përfshin dy uzina pasurimi.

IDF godet reaktorin bërthamor Arak, Netanjahu: Irani do e paguajë

Reaktorët e ujit të rëndë paraqesin një rrezik përhapjeje sepse mund të prodhojnë lehtësisht plutonium, i cili, ashtu si uraniumi i pasuruar, mund të përdoret për të bërë bërthamën e një bombe atomike.

Ndërkohë, në krahun tjetër raporton në Izrael të paktën 32 të plagosur në Izrael nga sulmet iraniane, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë, një zëdhënës i agjencisë së shërbimeve të emergjencës së Izraelit tha se "dy persona janë në gjendje të rëndë" dhe 30 "lehtë të plagosur", duke shtuar se ekipet e po ofronin ndihmën e parë për shumë persona të plagosur në vende të ndryshme.

Raportimet për të plagosur erdhën pasi Irani goditi spitalin Soroka në Beersheba, në jug të Izraelit, duke shkaktuar "dëme serioze".

IDF godet reaktorin bërthamor Arak, Netanjahu: Irani do e paguajë

Benjamin Netanyahu premtoi se Izraeli do t'i bëjë tiranët në Teheran do e paguajnë shtrenjtë sulmin në spitalin Soroka. "Këtë mëngjes, diktatorët terroristë iranianë lëshuan raketa në spitalin Soroka në Beersheba dhe në civilët në pjesën qendrore të vendit. Ne do t'i bëjmë tiranët në Teheran ta paguajnë shtrenjtë", theksoi ai në një postim në ‘X’.

Ndërkohë, zëvendësministrja e jashtme izraelite Sharon Haskel e quajti sulmin iranian ndaj Soroka-s "të qëllimshëm dhe kriminal". "Irani sapo goditi Spitalin Soroka në Beersheba me një raketë balistike. Jo një bazë ushtarake. Një spital. Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit. I qëllimshëm. Kriminal. Objektiv politik. Bota duhet të reagojë", shkroi Haskel në ‘X’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos