Forcat e Policisë kanë finalizuar dy raste të veçanta të posedimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe sekuestruar disa doza droge të llojeve të ndryshme.
– O. A., 52 vjeç, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” teksa mbante me vete një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shkruan A2 CNN.
– A. K., 33 vjeç, u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh narkotike të dyshuara si cannabis dhe ekstazi. (A2 Televizion)