Në sulmin e fundit me raketa të Iranit mbi Izraelin është goditur edhe spitali Soroka, në Be'er Sheva.
Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur, shkruan A2.
Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut nga sulmet e vazhdueshme.
“Spitali ka pësuar dëme të konsiderueshme. Aktualisht, po punojmë vetëm për emergjenca”, thuhet në deklaratën e institucionit.
Qendra Mjekësore Soroka, që ndodhet në qytetin Be’er Sheva, ofron shërbime shëndetësore për rreth 1 milion banorë.
(A2 Televizion)