Tym e flakë sërish në Vlorë

Nga Edi Ruçi
19 Qershor 2025, 12:12 | Aktualitet

Tym e flakë sërish në Vlorë

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave bie në flakë. Bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme e cila rrezikonte të merrte përmasa më të mëdha, shkruan A2.

Kanë ndërhyrë në kohë forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bashkisë. Momentalisht, zjarri është nën kontroll, por nga mbetjet del ende tym.

Mjetet po hedhin sipër tyre dhe për të bërë të mundur shuarjen e tymit.

Ndërkohë, në afërsi të fshatit turistik të Zvërnecit një tjetër rast i zjarrvënies së qëllimshme po rrezikon Pyllin e Sodës. Ka marrë flakë një hapësirë me shkurre, bimësi të zonës dhe pemë të llojit pishë.

Flakët kanë nisur të përhapen të ndihmuara edhe nga era bregdetare. Rrezikojnë hapësira të caktuara në brendësi të Pyllit të Sodës. Zjarrfikësja e Vlorës ka ndërhyrë momentalisht dhe po mundohet të vendosë flakët nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos