Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një adoleshent që akuzohet për plagosjen e një personi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, të qytetit.
Bëhet me dije se në vendngjarje është sekuestruar një thikë, e cila është përdorur nga 17-vjeçari për të goditur një 49-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen "18 Shtatori", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia. (A2 Televizion)