Kërkesa e Malltezit për revokimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca

Nga Armand Bajrami
19 Qershor 2025, 11:49 | Kronikë

Kërkesa e Malltezit për revokimin e masës së sigurisë,

Shtyhet për në 30 qershor seanca për revokimin e masës së sigurimit për Jamambër Malltezin.

Shkak për shtyrjen është bërë fakti që gjykata duhet që të tërhiqte një vendim të mëparshëm të kërjesave të tij për shfuqizim të masës, shkruan A2.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte dorëzuar një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme për lirim nga izolimi shtëpiak. Malltezi, i pandehur në dosjen "Partizani", i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sigurisë "arrest në shtëpi", masë në të cilën qëndron prej nëntorit 2023.

Më herët, kërkesa e Malltezit për liri është refuzuar më shumë se një herë nga të tre shkallët e gjyqësorit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos