Ushtria izraelite njoftoi sot se ka shkatërruar një apartament të cilin po e përdorte si strehë lideri i Hamasit, Yahya Shinuar.
Bodrumin i këtij apartamenti, që ndodhej në qytetin e Gazës, rezultoi të ishte i lidhur me një nga tunelet kyçe të përdorura nga anëtarë të lartë ushtarakë dhe civilë të organizatës.
Sipas raportimeve, tuneli ishte 218 metra i gjatë dhe ndodhej 20 metra nën sipërfaqen e tokës në Rripin verior të Gazës. Struktura kishte të instaluar një rrjet elektrik, kishte infrastrukturë ventilimi dhe kullimi, dhoma lutjeje dhe pushimi dhe ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të shërbente si vend strehimi për kohë të gjatë.
"Ne gjetëm një tunel shumë të rëndësishëm të Hamasit," tha komandanti i Brigadës 14, duke shtuar se sistemi është shumë më i thellë se të tjerët.
Pas banesës, IDF njoftoi se kishte nisur edhe shkatërrimin e tunelit. (A2 Televizion)