Britma e heshtur për Gazën, në Nju-Jork protestohet për mijëra fëmijë të vrarë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 14:29 | Bota

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e 84, me raportimet se 8800 fëmijë janë vrarë gjatë saj.

Një protestë e cilësuar “Britma e heshtur për Gazën” u zhvillua në Nju-Jork, ku qindra demonstrues që mbanin në duar kukulla të mbështjella si trupa të pajetë fëmijësh, kërkuan një armëpushim.

Demonstruesit u mblodhën në Bryant Park në Manhatan dhe marshuan drejt sheshit Times Square.

Pasi lëshuan thirrje për armëpushim të menjëhershëm, ata lanë në rrugë në shenjë demonstrative 500 “kufomat”, që përfaqësojnë fëmijët e vrarë nga sulmet izraelite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos