Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të premte, në qytetin Passau në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit. Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.
Mes frikës së shtuar në këtë fundvit për sulme terroriste, mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e fundit është aksidentale. Sipas tyre, drejtuesi i kamioni ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të ndaluar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore.
Kjo ngjarja ka rikthyer në kujtesë tmerrin e dhjetorit 2016, kur një kamion shkaktoi një masakër në tregun e Krishtlindjes në Berlin. (A2 Televizion)