Irani ankesë në OKB, kërkon lirimin e menjëhershëm të anijes së sekuestruar

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 07:04 | Bota

Irani ankesë në OKB, kërkon lirimin e menjëhershëm

Ministria e Jashtme e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare te sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe Organizata Ndërkombëtare Detare lidhur me sekuestrimin e anijes tregtare iraniane Touska nga SHBA-ja të hënën. Duke e dënuar atë si një "akt të paligjshëm dhe barbar" që shkel si ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen e armëpushimit Ministria e Jashtme bwn thirrje për lirimin e menjëhershëm të anijes, marinarëve, ekuipazhit dhe familjeve të tyre.

“Republika Islamike e Iranit, ndërsa paralajmëron për pasojat shumë të rrezikshme të këtij akti të paligjshëm dhe kriminal nga Shtetet e Bashkuara, thekson nevojën për lirimin e menjëhershëm të anijes iraniane, marinarëve të saj, ekuipazhit dhe familjeve të tyre”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, të ndarë nga agjencia e lajmeve IRNA.

Deklarata thotë se sekuestrimi u “shoqërua me frikësim të marinarëve dhe ekuipazhit të anijes dhe familjeve të tyre”.

Ministria e Jashtme e Iranit dënoi konfiskimin e anijes iraniane mallrash Touska nga forcat amerikane dhe bëri thirrje për "lirimin e menjëhershëm të anijes iraniane, marinarëve të saj, ekuipazhit dhe familjeve të tyre" në një deklaratë të publikuar të martën.

Marina Amerikane qëlloi dhe sekuestroi anijen me flamur iranian të dielën, pasi ajo u përpoq të kalonte bllokadën detare amerikane në Gjirin e Omanit, sipas Presidentit Donald Trump. Pamjet e publikuara nga ushtria treguan një shkatërrues me raketa të telekomanduara që qëllonte mbi anijen dhe marinsat që zbrisnin nga helikopterët në kuvertën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos