Irani s’ka plane për negociata në Pakistan, Donald Trump: Mund të presim për marrëveshjen

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 23:36 | Bota

Irani s’ka plane për negociata në Pakistan, Donald Trump: Mund

Irani thotë se nuk ka plane që të dërgojë negociatorë në Pakistan për raundin e ri të bisedimeve me SHBA-të, pasi Uashingtoni sekuestroi një anije mallrash me flamur iranian në Ngushticën e Hormuzit, raporton A2CNN. Një pikë ngërçi për Iranin raportohet se është bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit, e cila është përshkallëzuar ndjeshëm së fundmi.

Megjithatë, Presidenti Donald Trump thotë se ekipi amerikan, i udhëhequr nga Zëvendëspresidenti JD Vance, do të udhëtojë drejt Islamabadit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu hodhi poshtë idenë se është nën presion për të arritur një marrëveshje, duke u shprehur se "mund të presë". Më herët Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pati një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA raporton se Araghchi i tha Lavrovit se "sjelljet e paligjshme" të SHBA-së dhe "qëndrimet kontradiktore" të udhëheqësve të saj ishin "të papajtueshme me pretendimin e diplomacisë".

Republika Islamike e Iranit do të monitorojë sjelljen e palës tjetër dhe do të marrë vendimin e duhur për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e saj kombëtare”, tha agjencia e lajmeve, duke cituar bisedën telefonike.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos