Irani dhe Izraeli kanë bërë me dije se kanë ndalur sulmet ndaj njëri-tjetrit pas përshkallëzimit të dy ditëve të fundit. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë për mediat tha se vendi i tij do ndalonte sulmet "për momentin". Por ai theksoi se lufta kundër Iranit dhe grupit të mbështetur nga Irani Hezbollah në Liban "nuk ka përfunduar".
"Pasi Irani sulmoi Izraelin, unë udhëzova IDF-në të godasin objektiva ushtarake dhe ekonomike në të gjithë Iranin. Ne e bëmë gjithashtu këtë. Për momentin, sulmi ka pushuar, sepse pasi ne goditëm regjimin terrorist në Teheran, ai ndaloi së sulmuari. Nëse regjimi terrorist bën gabimin të na sulmojë përsëri, ne do t'i përgjigjemi me forcë. Të dashur qytetarë të Izraelit, ashtu siç e them me vlerësim dhe respekt në bisedat e mia të mira me mikun tim, Presidentin Trump”, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.
Ushtria e Iranit tha më herët se kishte ndaluar operacionet pas dërgimit të një "përgjigjeje të dhimbshme" ndaj Izraelit. Ai premtoi "masa më të ashpra dhe dërrmuese" nëse Izraeli kryente më shumë sulme, përfshirë Libanin.
Ndërkohë Presidenti amerika Donald Trump tha se ekuipazhi i një helikopteri të ushtrisë amerikane ishte "mirë" pasi mediat amerikane raportuan se një helikopter ishte rrëzuar në ngushticën e Hormuzit. Trump nuk dha detaje rreth asaj që e shkaktoi incidentin, por tha se nuk kishte "askush të lënduar”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kundër një lufte tjetër me Iranin. Nëse shpërthen një konflikt i ri, Izraeli mund të lihet të përballet vetë, tha Trump në një intervistë me portalin amerikan të lajmeve Axios. "Thashë, 'Bibi (Netanyahu), më mirë ki kujdes, ose do të jesh vetëm shumë shpejt'", citoi portali presidentin e SHBA-së. Trump dha të njëjtin mesazh edhe në kanalin televiziv izraelit N12.
Sipas Donald Trump Shtetet e Bashkuara janë "në fazat përfundimtare të asaj që do të jetë një marrëveshje shumë e mirë që nuk do të lejojë në asnjë mënyrë, formë apo formë prodhimin e armëve bërthamore, etj. Në reagimin e tij për mediat amerikane Trump tha se "Dhe Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë gjë që mund të ndodhë brenda dy ose tre ditësh”. (A2 Televizion)