Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 08:23 | Bota

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, është goditur nga dy dronë, raporton A2CNN.

Shpërthimi ndodhi në kompleksin diplomatik dhe u mor përsipër nga Irani. Zhvillimet e fundit kanë rritur presionin rajonal mbi shtetet arabe të Gjirit që strehojnë asete amerikane në një kohë kur Tehrani po hakmerret për sulmet e koordinuara SHBA-Izrael.

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane ditën e sotme, raportohet se ka shkaktuar dëme të vogla material në kompleks, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i tha medias NewsNation se përgjigjja e SHBA-së ndaj sulmit në ambasadë dhe vrasjes së disa anëtarëve të shërbimit amerikan do të vijë në një kohë të shpejtë.

Sakaq SHBA-të kanë mbyllur edhe ambasadën në Kuvajt, duke përmendur si arsye “tensionet e vazhdueshme rajonale”. Ambasada thotë se "kemi anuluar të gjitha takimet konsullore të rregullta dhe emergjente". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos