“Irani i përgatitur, por i goditur rëndë!”, koloneli: Plani i SHBA nuk dha efektin e pritur

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 22:12 | Bota

Koloneli Sami Neziri, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se SHBA dhe Izraeli e kanë dëmtuar shumë Iranin, por theksoi se prisnin efekte të tjera nga operacioni i tyre ushtarak.

“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli natyrisht që e kanë dëmtuar Iranin në aspektin ushtarak, në aspektin e infrastrukturës, kanë eliminuar lidershipin… operacioni i kryer është i nivelit superior sepse arritën të kenë befasi strategjike, që është shumë e vështirë në kohën tonë. Eleminimi i lidershipit ishte një kombinim i informacioneve të brendshme, i të dhënave të zbulimit, i teknologjisë së lartë, i municioneve inteligjente, dhe asgjesimi i reagimit të raketave kundraajrore. Lideri ku jetonte ishte super i mbrojtur me armët e veta kundraajerore, që ishin të prodhimit rus dhe kinez”, tha kolonel Neziri.

“Llogaritjet i kanë bërë me standartin e tyre. Mendonin se efektet do ishin të tjera dhe mbase këto efekte nuk janë siç i priste SHBA dhe Izraeli. Regjimi iranian ka qenë i përgatitur për të rezistuar. Ka rezerva ushqimore, ka rezerva energjetike, i ka të gjitha”, shtoi kolonel Neziri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos