“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Eksperti paralajmëron: Dy koalicione po përplasen

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 21:32 | Bota

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se në konfliktin në Iran ka dy koalicione që po përplasen, SHBA dhe Izraeli nga njëra anë dhe Irani me 3-4 aktorë të tjerë nga ana tjetër. Shala vë në dukje që për Izraelin, Irani përbën një kërcënim ekzistencial, ndërkohë që për SHBA-të konsiderohet kërcënim rajonal.

Në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-ve Irani është cilësuar si një kërcënim rajonal, jo si kërcënim global, në raport me SHBA-të. Ndërsa në raport me Izraelin, Irani është kërcënim ekzistencial, lidhet me ekzistencën e Izraelit dhe Izraeli është në të drejtën e tij të kërkojë njohje, siç e njohën disa shtete të tjera arabe, ta kërkonte njohjen, por këto probleme tashmë shkuan në zgjidhje deri në këto nivele. Irani s’e ka pranuar asnjëherë ekzistencën e Izraelit dhe në strategjinë e tij ka qenë zhdukja e Izraelit”, tha Shala.

Kemi një luftë ku ka dy koalicione, një është Izrael plus SHBA dhe një koalicion tjetër që është Irani dhe 3-4 aktorë të tjerë, siç janë Hezbollahu dhe milicitë shiite në disa vende”, theksoi eksperti i sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos