Irani konfirmon vdekjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 02:57 | Bota
Irani konfirmon vdekjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

Disa media shtetërore iraniane po konfirmojnë vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Udhëheqësi Suprem i Iranit ka arritur martirizimin",  raportoi transmetuesi shtetëror IRIB të dielën në mëngjes, përcjell A2 CNN.

“Ky dijetar i madh dhe muxhahid (luftëtar) sakrifikoi jetën e tij për të ngritur Iranin… dhe ai ndodhet në praninë e madhe të martirëve lart,” tha agjencia e lajmeve Mehr, e lidhur me shtetin.

Irani shpalli 40 ditë zie kombëtare pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem.

Njoftimi vjen pasi SHBA dhe Izraeli thanë se Khamenei u vra pas një vale sulmesh të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos