“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur”, Trump: Shans i madh për popullin e Iranit

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 23:12 | Bota

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në

Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur.”  Kështu shkruan Presidenti amerikan Donald Trump, në një shënim në "Truth", duke konfirmuar kështu atë që deklaroi më herët edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, vdekjen e liderit suprem të Iranit.

Ndër të tjera, presidenti amerikan shprehet se lideri suprem i Iranit, e pati të pamundur që t’i shmangej Inteligjencës amerikane, por edhe sistemit “të sofistikuar amerikan të gjurmimit.”

 “Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në Histori, ka vdekur. Kjo nuk është drejtësi vetëm për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e shkëlqyer, dhe ata njerëz nga shumë vende të botës, që janë vrarë apo gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij gjakpirëse”, shprehet Trump.

Ai nuk mundi të shmangte inteligjencën tonë dhe sistemet tona të gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, ose udhëheqësit e tjerë që janë vrarë së bashku me të, mund të bënin”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ai e konsideron këtë moment si shansin e madh të popullit iranian për të rimarr kontrollin e vendit të tyre.

Shpresojmë që IRGC dhe Policia të bashkohen paqësisht me Patriotët Iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer Vendin në Madhështinë që meriton”, shruan Trump.

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos