Izraeli: Është gjetur trupi i Khameneit. Irani: Armiku bën lojëra psikologjike

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 20:55 | Bota

Izraeli: Është gjetur trupi i Khameneit. Irani: Armiku bën

Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, raporton Reuters, përcjell A2 CNN.

Në një reagim të shpejtë, media shtetërore iraniane duke cituar zyrën e marrëdhënieve me publikun të liderit suprem tha se: “Armiku po përdor lojëra psikologjike, kështu që të gjithë duhet të bëjmë kujdes”.

Më herët, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Khamenei “nuk është më me ne”, në një prononcim për mediat.

Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, Izraeli dhe SHBA kanë bombarduar Iranin, ndërsa Republika Islamike është përgjigjur duke bombarduar qytete të ndryshme dhe baza amerikane në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos