Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

Nga A2 CNN
25 Mars 2026, 17:13 | Bota

Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm

Një burim diplomatik i nivelit të lartë i ka konfirmuar “Al Jazeera”-s se Teherani ka marrë planin me 15 pika të propozuar nga SHBA, por e ka përshkruar atë si “jashtëzakonisht maksimalist dhe të paarsyeshëm”.

Burimi tha se ajo që është paraqitur në disa raportime mediatike nuk pasqyron saktësisht përmbajtjen e propozimit.

“Nuk duket mirë as në letër,” shtoi burimi, duke e quajtur planin mashtrues dhe çorientues në mënyrën se si është paraqitur.

Burimi gjithashtu deklaroi se, ndryshe nga pala tjetër, e cila sipas tij ndryshon vazhdimisht kushtet, Irani ka një kuptim të qartë të asaj që kërkon dhe të asaj që do të refuzojë me vendosmëri.

Burimi shtoi se nuk ka pasur bisedime të tërthorta me SHBA-në që nga 28 shkurti, por se janë shkëmbyer mesazhe përmes një numri ndërmjetësish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos