Irani sulmon një anije kontejnerësh pranë Omanit

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 07:59 | Bota

Irani sulmon një anije kontejnerësh pranë Omanit

Një tjetër incident i rëndë detar është raportuar në brigjet e Omanit, ku një anije kontejnerësh është qëlluar nga një anije luftarake e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Lajmi është bërë i ditur nga Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), e cila monitoron sigurinë detare në rajon.

Sipas UKMTO, ngjarja ndodhi rreth 28 km në verilindje të Omanit, kur një varkë e armatosur iu afrua anijes dhe më pas hapi zjarr ndaj saj. Të shtënat shkaktuan dëme të konsiderueshme në urën e komandimit të anijes, por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe i gjithë ekuipazhi raportohet në gjendje të mirë.

"Nuk u raportuan zjarre apo ndikime në mjedis. I gjithë ekuipazhi u raportua i sigurt", tha UKMTO.

Agjencia iraniane Tasnim, deklaroi se ushtria iraniane kishte zbatuar “ligjin detar” ndaj një anijeje që kishte shpërfillur paralajmërimet e përsëritura.

Ky incident vjen pas raportimeve se SHBA-ja ka sekuestruar një anije kontejnerësh iraniane dhe ka ndërhyrë ndaj një cisternë nafte të lidhur me tregtinë iraniane në Oqeanin Indian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos