Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se një anije e konfiskuar nga Shtetet e Bashkuara kishte brenda “një dhuratë nga Kina”.
Nuk ishte e qartë se cilës anije i referohej presidenti dhe Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë informacione shtesë. Por një forcat amerikane sulmuan dhe konfiskuan dy ditë më herët një anije iraniane që po thyente bllokadën detare të SHBA pranë Hormuzit.
“Ne kapëm një anije dje që kishte disa gjëra në të, që nuk ishin shumë të mira,” tha Trump gjatë një interviste CNBC.
“Ndoshta një dhuratë nga Kina, nuk e di. Por u befasova pak, sepse kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe mendoja se kisha një mirëkuptim me presidentin Xi Jinping,” shtoi më tej ai.
CNN raportoi javën e kaluar se inteligjenca amerikane kishte zbuluar se Kina po përgatitej të dërgonte sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran brenda javëve të ardhshme. Trump më parë ka paralajmëruar se Pekini do të përballej me pasoja nëse do t’i dërgonte armë Teheranit.
“Nëse Kina e bën këtë, Kina do të ketë probleme të mëdha?” tha ai javën e kaluar. Megjithatë, të martën u duk sikur e minimizoi mbështetjen e mundshme kineze për Iranin. “Është në rregull. Kështu shkon lufta, apo jo?”, tha ai. Trump pritet të vizitojë Pekinin muajin e ardhshëm.
(A2 Televizion)