Pakistani reagon pas vendimit të Trump për zgjatjen e armëpushimit. Shpresë për marrëveshje paqeje?

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 23:42 | Bota

Pakistani reagon pas vendimit të Trump për zgjatjen e

Pas vendimit të Donald Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin, ka reaguar edhe Pakistani, duke e përshëndetur këtë zhvillim dhe duke shprehur mbështetje për vazhdimin e procesit diplomatik, raporton A2CNN. 

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se e mirëpret vendimin për zgjatjen e armëpushimit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të lejuar përparimin e bisedimeve mes palëve. Ai falënderoi gjithashtu Trump-in për pranimin e kërkesës për zgjatjen e armëpushimit, duke theksuar se kjo i jep hapësirë përpjekjeve diplomatike.

Sharif shtoi se Pakistani do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje të negociuar të konfliktit dhe shprehu shpresën që të dyja palët të respektojnë armëpushimin. Sipas tij, synimi është arritja e një “marrëveshjeje paqeje” gjithëpërfshirëse gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve të planifikuara në Islamabad, me qëllim përfundimin e përhershëm të konfliktit.

 “Shpresoj sinqerisht që të dyja palët të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin dhe të mund të përfundojnë një ‘Marrëveshje Paqeje’ gjithëpërfshirëse gjatë raundit të dytë të bisedimeve të planifikuara në Islamabad për një fund të përhershëm të konfliktit”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Islamabadi ka mirëpritur raundin e parë të negociatave SHBA-Iran, duke luajtur rolin e ndërmjetësuesit në bisedime.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos