Irani po përpiqet të nxisë në mënyrë të fshehtë protesta në Shtetet e Bashkuara lidhur me konfliktin në Gaza, tha në një deklaratë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines. Ata po paraqiten si aktivistë në internet dhe në disa raste ofrojnë edhe mbështetje financiare për protestuesit.
"Amerikanët që janë në shënjestër nga kjo fushatë iraniane mund të mos jenë të vetëdijshëm se po ndërveprojnë ose po marrin mbështetje nga një qeveri e huaj. Ne u bëjmë thirrje të gjithë amerikanëve të qëndrojnë vigjilentë pasi angazhohen në internet me llogari dhe persona që nuk i njohin personalisht.”
Konflikti në Gaza ka ndezur protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në kampuset e kolegjeve, ku disa amerikanë kanë shprehur indinjatën e tyre për numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga Izraeli, teksa përpiqet të zhdukë Hamasin. Këto protesta kanë qenë jashtëzakonisht përçarëse brenda vendit, duke i bërë ato objektiv për faktorët e huaj, si Irani, që janë të interesuar për të përforcuar mosmarrëveshjet brenda SHBA-së. (A2 Televizion)