
Irani nuk do të diskutojë programin bërthamor në këtë fazë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei.
Sipas mediave shtetërore iraniane, Baghaei tha se Teherani ka vendosur që fokusi i negociatave të jetë “ndalimi i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.
“Ne nuk do të diskutojmë detajet e çështjes bërthamore në këtë fazë,” u shpreh ai në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore IRNA.
Ai shtoi se diskutimet për programin bërthamor mund të shtyhen për më vonë. “Nëse do të hyjmë në çështjen bërthamore pas 30 apo 60 ditësh, kjo është një çështje që do të vendoset më vonë,” deklaroi Baghaei. (A2 Televizion)