Irani sekuestron një cisternë që transportonte 2 milionë litra karburant

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 09:24 | Bota

Irani sekuestron një cisternë që transportonte 2 milionë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant. Sekuestrimin e njoftoi të hënën kreu i gjyqësorit në provincën Hormozgan, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr të Iranit.

"Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit të lëvizjeve të dyshimta të kontrabandës së karburantit në Gjirin e Omanit, oficerët inspektuan një cisternë të huaj sepse nuk kishte dokumente ligjore për ngarkesën e saj dhe e ndaluan atë me akuzën e transportimit të 2 milionë litrave karburant të kontrabanduar", tha Mojtaba Ghahramani, kreu i gjyqësorit në Hormozgan.

Zyrtari gjyqësor shtoi se 17 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kapitenin, u arrestuan dhe se një dosje është hapur në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Jask.

Sipas Ghahrmani-t, autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova, si dhe të verifikojnë dokumentet, të kontrollojnë karburantin dhe të konfirmojnë vëllimin e ngarkesës, ndërsa gjyqësori iranian planifikon të shpallë rezultatet e hetimit sapo të përfundojë.

Deri më tani, nuk ka informacion mbi emrin e cisternës, flamurin e saj apo destinacionin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos