Trump: Raketat Patriot janë dërguar nga Gjermania për në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 07:10 | Bota

Trump: Raketat Patriot janë dërguar nga Gjermania për në

Raketat Patriot për Ukrainën janë dërguar tashmë nga Gjermania. Kjo u bë e ditur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton Bloomberg.

Presidenti amerikan tha se nuk kishte folur me homologun e tij rus Vladimir Putin që kur ai njoftoi tarifa dytësore ndaj Moskës, nëse nuk do të kishte marrëveshje për luftën brenda 50 ditëve.

Ndërkohë shpërthime dhe lëndime u raportuan në disa qytete ukrainase gjatë natës, ndërsa  autoritetet ushtarake në Kiev lëshuan disa paralajmërime se valë dronësh rusë po synojnë kryeqytetin dhe rajone të tjera të vendit, shkruan A2 CNN.

Forcat Ajrore Ukrainase paralajmëruan gjithashtu për një kërcënim me raketa balistike. Qyteti verilindor i Kharkiv në veçanti u vu nën zjarr intensiv armik, me të paktën 17 shpërthime, duke plagosur të paktën tre persona, sipas autoriteteve lokale.

Qyteti i Kryvyi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk u shënjestrua gjithashtu nga një sulm masiv me dronë. Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi gjithashtu një alarm për sulm ajror në rajonet ukrainase të Vinnitsa dhe Rovno, përcjell A2 CNN.

Një ditë më parë presidenti Donald Trump i bëri thirrje presidentit Volodymyr Zelenskyy se nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me sulme, teksa njoftoi se do të dërgohen më shumë armë në Ukrainë dhe ashpërsoi qëndrimin e tij ndaj Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos