Ish-presidentit amerikan i vdes vjehrra

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 17:05 | Bota

Ish-presidentit amerikan i vdes vjehrra

Zi në familjen e ish-presidentit Barack Obama. Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçar, Marian Robinson, nëna e Michelle Obama.

Në një deklaratë, familja njoftoi se Robinson u shua "në mënyrë paqësore" të premten në mëngjes.

Robinson ishte një personazh i njohur në Shtëpinë e Bardhë gjatë tetë viteve të administratës së Barack Obamës.

Ajo kaloi pjesën më të madhe të asaj kohe duke u kujdesur për dy mbesat e saj, Malia dhe Sasha, vajzat e Michelle dhe Barack Obama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos