
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund të marrin pjesë në trupën paqeruajtëse ndërkombëtare të planifikuar për Rripin e Gazës. "Ne kemi kontroll mbi sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë që dhe në lidhje me forcat ndërkombëtare Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne", tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një mbledhje të kabinetit. Kjo është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara.
Trupa paqeruajtëse është pjesë e planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Netanjahu kundër pjesëmarrjes turke
Qeveria amerikane e ka përjashtuar tashmë dërgimin e trupave të saj në Rripin e Gazës dhe u ka bërë thirrje shteteve arabe dhe atyre myslimane të kontribuojnë me fonde dhe trupa. Trupa paqeruese mund të përfshijë ushtarë nga Egjipti, Indonezia dhe shtetet arabe të Gjirit Persik. Megjithatë mbetet e paqartë nëse këto apo shtete të tjera do të marrin vërtet pjesë.
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi gjatë një vizite në Izrael se trupa ndërkombëtare duhet të përbëhet nga "vende me të cilat Izraeli është dakord". Puna për të organizuar një forcë të tillë është ende duke u zhvilluar.
Rubio nuk pranoi të komentojë se me cilat vende mund të mos jetë dakord Izraeli. Po Netanjahu la kohët kohët e fundit të kuptohet se do ta refuzojë pjesëmarrjen e forcave turke të sigurisë.
Turqia, është anëtare e NATO-s, dhe një nga fuqitë më të forta ushtarake në rajon. Por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan strehon zyrtarë të lartë të Hamasit në vendin e tij dhe e ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për gjenocid, gjë që Izraeli e mohon fuqimisht. DW (A2 Televizion)
