Izraeli “eliminon” Ministrin e Inteligjencës së Iranit, Esmail Khatib

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 11:50 | Bota

Izraeli “eliminon” Ministrin e Inteligjencës së Iranit,

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të mërkurën se Ministri i Inteligjencës së Iranit, Esmail Khatib, është “eliminuar” në një sulm gjatë natës.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani në lidhje me vdekjen e raportuar të Khatibit. Katz tha se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë autorizuar ushtrinë të eliminojë çdo zyrtar tjetër të lartë iranian që vihet në shënjestër, pa pasur nevojë për miratim shtesë.

Ushtria izraelite ka konfirmuar ditën e djeshme eliminimin e Ali Larijani-t, sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, dhe komandantit të milicisë së brendshme Basij, Gholamreza Soleimani.

Lufta në Gjirin Persik po përshkallëzohet dhe targetimi i figurave të larta iraniane është pjesë e strategjisë së Izraelit për destabilizim të brendshëm të Iranit. Pati aludime për vrasjen edhe të Netanjahut, pretendime këto nga ana iraniane, por që Izraeli i ka përgënjeshtruar, madje edhe vet Netanjahu është tallur me këto aludime, ku në një video ka thënë që po “vdes” për kafe, raporton A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos