Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 20:16 | Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi mbrëmjen e sotme rajonin e Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar panik në disa qytete. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 19:53 me orën lokale, në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash.

Epiqendra ishte rreth 44 kilometra në juglindje të qytetit Balıkesir, me një popullsi prej rreth 238 mijë banorësh, dhe vetëm 14 kilometra në jug-jugperëndim të Bigadiçit, një qytet me rreth 15 mijë banorë, shkruan A2 CNN.

Autoritetet turke ende nuk kanë raportuar për dëme materiale apo viktima, por duke marrë parasysh fuqinë dhe thellësinë e tërmetit, ekziston shqetësim për dëme në zonat më pranë epiqendrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos