Izraeli sulmoi Iranin, reagon SHBA

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 04:37 | Bota
Izraeli sulmoi Iranin, reagon SHBA

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet që Izraeli ndërmori kundër Iranit, duke theksuar se Izraeli e kishte “njoftuar” SHBA-në se besonte se “veprimi ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje", shkruan A2 CNN.

“Sonte, Izraeli ndërmori një veprim të njëanshëm kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson se ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij. Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Të jem i qartë: Irani nuk duhet të shënjestrojë interesat apo personelin amerikan,” u shpreh ai.

Çfarë po ndodh?

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit herët në mëngjesin e së premtes, me objektiv programin bërthamor dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi, sipas një zyrtari ushtarak izraelit. “Ky nuk është një sulm njëditor,” deklaroi një burim ushtarak për CNN, duke theksuar se operacioni do të vazhdojë.

Sulmet përshkruhen si një ofensivë “parandaluese, e saktë dhe e koordinuar” që ka goditur “dhjetëra objektiva” në të gjithë Iranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos