Izraeli sulmon selinë e Policisë Kombëtare të Iranit, disa të plagosur

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 21:41 | Bota

Izraeli sulmon selinë e Policisë Kombëtare të Iranit, disa

Disa persona u plagosën pasi Izraeli shënjestroi selinë e policisë kombëtare të Iranit në një sulm të sotëm, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Mediat e huaja, të cilat citojnë IRNA, bëjnë me dije se një numër ndërtesash pranë selisë së Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit të Iranit u shënjestruan "si pjesë e agresionit të vazhdueshëm nga regjimi uzurpues dhe brutal sionist".

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi më parë se vendi i tij kishte “shkatërruar” selinë e “sigurisë publike” të Iranit, shkruan A2 CNN.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite “shkatërruan selinë e sigurisë publike të regjimit iranian, dega kryesore shtypëse e diktatorit iranian”, pohoi Katz. CNN nuk mundi ta verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim dhe Katz nuk dha detaje të mëtejshme.

Mediat shtetërore iraniane kishin raportuar më parë se një sulm izraelit ndodhi pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran. Selia e Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit është në të njëjtën rrugë me objektin e Gjysmëhënës së Kuqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos