“Marr vendim 1 sekondë para se të vijë koha”- Presidenti Trump: Mund të takohem me përfaqësuesit e Iranit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 21:25 | Bota

“Marr vendim 1 sekondë para se të vijë koha”-

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani dëshiron të takohet dhe se ai "mund ta bëjë këtë", ndërsa përgatitet të mbajë një takim mbi konfliktin Izrael-Iran në Dhomën e Situatave Emergjente.

Sipas mediave të huaja, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit ishin "shkatërruese".

“Është një gjë e tmerrshme”, tha ai. “E urrej të shoh gjithë ato vdekje, kaq shumë vdekje dhe shkatërrim”, tha më tej Trump.

Ai tha se mendon që Irani ishte disa javë larg nga të paturit e një arme bërthamore, raporton A2 CNN.

Trump tha se ka "ide se çfarë të bëjë", por shtoi: "Më pëlqen të marr një vendim përfundimtar një sekondë para se të vijë koha". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos