Ministria e Mbrojtjes në Izrael bëri me dije se ka mirëpritur avionin e 200-të kargo që transportonte pajisje ushtarake për Forcat e Mbrojtjes, të angazhuara prej 7 tetorit në një luftë të drejtpërdrejt me militantët e Hamasit.
Një njoftim për shtyp nga ministria thotë se mbi 10,000 tonë pajisje ushtarake janë dorëzuar në Izrael që nga fillimi i luftës, duke përfshirë automjete të blinduara, armë, pajisje mbrojtëse, furnizime mjekësore dhe municione.
Sipas njoftimit, i gjithë operacioni për dorëzimin e këtyre pajisjeve po drejtohet nga autoritetet amerikane.
Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më i madh ushtarak i Izraelit, duke ofruar rreth 3.8 miliardë dollarë ndihma për mbrojtjen çdo vit. (A2 Televizion)