Kina po e shfrytëzon më së miri natyrën e saj, sidomos tani në dimër, për të rritur turizmin dhe të ardhurat nga ky sektor, që vit pas viti, po njeh boom, vendas e të huaj.
Sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Kina pa një rritje të jashtëzakonshme të numrit të turistëve në tremujorin e parë të këtij viti, e përkthyer në mbi 510 miliardë dollarë të ardhura vetëm nga ky sektor.
Turizmi po e ndihmon vendin të udhëheqë ekonominë botërore, e dyta në rang global pas SHBA. Për këtë, Kinës nuk i mungojnë resurset, përveç infrastrukturës, natyra është treguar bujare. (A2 Televizion)