UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 16:44 | Bota

UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Agjencia kulturore e OKB-së ka njohur iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Aplikimi për traditën sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Iftari festohet nga myslimanët në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale”, tha UNESCO.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj. Megjithatë, gjellët që përgatiten për iftar dallojnë prej vendit në vend. Organi i OKB-së tha se "praktika e iftarit zakonisht transmetohet brenda familjeve, dhe shpesh fëmijëve e të rinjve u besohet përgatitja e përbërësve të vakteve tradicionale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos