Izraeli rrethon shtëpinë e liderit të Hamasit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 20:21 | Bota

Izraeli rrethon shtëpinë e liderit të Hamasit

Vijon të jetë e ashpër përballja mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit në Gaza, e cila është zhvendosur më në jug, në rajonin e Khan Younis.

Sipas mediave izraelite, trupat ushtarake tashmë kanë rrethuar banesën e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, e cila cilësohet si një ndër bazat e militantëve.

“Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot kanë rrethuar shtëpinë e Sinwar. Shtëpia e tij mund të mos jetë baza e tij kryesore dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta kapim”, tha kryeministri Netanyahu.

Yahya Sinwar besohet se është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ndërsa për momentin konsiderohet personi më i kërkuari i Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos