“Selfie e Vdekjes” – Momenti i tmerrshëm kur 13-vjeçari vret nënën e tij në gjumë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 19:02 | Bota

Imazhet rrëqethëse të regjistruara nga kamera në dhomën e gjumit të një nëne 39-vjeçare pak para se të vritej nga djali i saj 13-vjeçar, janë publikuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Miami-Dade në Florida.

Materiali tronditës i publikuar nga mediat amerikane përfshin pamjet e regjistruara nga monitori i bebeve në dhomën e Irina Gasia mbrëmjen e 12 tetorit. Gruaja 39-vjeçare kishte sjellë në jetë 14 ditë më parë një vajzë, e cila gjithashtu shfaqet në pamjet e natës fatale, teksa shtrati i tij ishte pranë shtratit të nënës.

Në një nga fotot, të shkrepura në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, kamera e monitorit të bebeve regjistroi dhomën me dritat e fikura.

Foshnja ndodhet në krevatin e saj dhe sipër gruas që fle në shtrat qëndron kërcënues i biri i saj, Derek Rosa, i cili gjysmë ore më vonë do të telefononte 911 për të rrëfyer se i kishte marrë jetën nënës së tij.

Prokurorët që publikuan materialin nuk kanë dhënë ende detaje mbi përmbajtjen, mirëpo aty përfshihet edhe një selfie tronditëse që 13-vjeçari besohet se ia ka dërguar një miku të tij pasi kreu krimin brutal.

Adoleshenti pozon me gjuhën jashtë, ndërsa dora e tij duke e lyer me gjakun e nënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos