J. D. Vance: Kamala Harris, 1 milion herë më e keqe se Biden

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 07:05 | Bota

J. D. Vance: Kamala Harris, 1 milion herë më e keqe se Biden

J. D. Vance, zgjedhja e Donald Trump për zëvendëspresident sulmoi Harris, duke thënë se ajo është "një milion herë më e keqe" se Presidenti Joe Biden.

“Historia do ta kujtojë Joe Biden-in si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara. Miqtë e mi, Kamala Harris është një milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë”, tha Vance nga Radford, Virxhinia.

Ai akuzoi Harris se mbështeti "dështimet" e Biden dhe se ka gënjyer "për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si president" .

Sipas J. D. Vance karriera e Bidenit është e njëjtë me atë të Harris, ndërsa shtoi se asnjëri nuk është "i përshtatshëm për t'i shërbyer" Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos