Rusia është një nga kërcënimet më të rrezikshme të sigurisë së Europës. Kështë është shprehur Ministrja e Jashtme gjermane si reagim të sajën ndaj kritikave të politikanëve të majtë gjermanë për vendosjen e sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në tokën gjermane.
“Ne duam një marrëdhënie ndryshe me Rusinë, por e vërteta e trishtueshme është se Rusia e Putinit është aktualisht kërcënimi më i madh i sigurisë për ne dhe paqen tonë në Evropë. Putini ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin me të cilin kërcënon lirinë tonë në Evropë. Dhe vite më parë ne prishëm traktatet e çarmatimit dhe arkitekturën tonë të përbashkët evropiane të paqes. Ai dëshiron të na trembë dhe të përçajë shoqëritë tona”, tha Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.
Reagimi i zyrtares së lartë gjermane vjen pas toneve ultimative të kreut të Grupit Parlamentar të SPD Rolf Muznich. Ky i fundit ka shprehur shqetësimin për planet e NATO-s për armë të shumta amerikane në Gjermani. “Edhe pa sistemet e reja, NATO ka një aftësi gjithëpërfshirëse dhe parandaluese. Unë nuk e kuptoj pse vetëm Gjermania duhet të vendosë sisteme të tilla. Rreziku i përshkallëzimit të paqëllimshëm ushtarak është i konsiderueshëm”, tha Rolf Mützenich, Kreu i Grupit Parlamentar SPD.
Por Ministrja e Jashtme Baerbock beson se më shumë raketa në tokën gjermane janë të nevojshme si parandalim. Ajo paralajmëron kundër naivitetit përballë “një Kremlini të ftohtë, dhe llogaritës”.
Gjatë Samitit të NATO-s, Shtëpia e Bardhë dhe qeveria federale njoftuan se SHBA dëshiron të stacionojë sisteme armësh në Gjermani në vitin 2026 rrezet e të cilave arrijnë deri në Rusi. Këto do të përfshijnë raketa Kruise të tipit Tomahawk me rreze veprimi deri në 2500 kilometra, të cilat teknikisht mund të pajisen edhe me armë bërthamore, si dhe raketa kundërajrore SM-6 dhe armë hipersonike. (A2 Televizion)