Presidenti i Iranit: Izraeli as ka kapacitetin, as guximin për të vepruar i vetëm, SHBA nxitësi kryesor

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 17:54 | Bota

Presidenti i Iranit: Izraeli as ka kapacitetin, as guximin për të

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar si “nxitësi kryesor i agresionit izraelit kundër Iranit”.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Pezeshkian deklaroi se “SHBA-të u përpoqën fillimisht të fshihnin përfshirjen e tyre, por në fund u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”. Ai shtoi se sulmet e sotme iraniane ndaj Izraelit janë një “përgjigje ndaj këtyre agresioneve amerikane”, duke theksuar se “Izraeli as ka kapacitetin, as guximin për të vepruar i vetëm kundër Iranit”, shkruan A2 CNN.

Në orën e fundit, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se presidenti Pezeshkian po merr pjesë në një protestë në Iran kundër sulmeve të fundit. Në video të shpërndara online, ai shihet duke ecur mes turmës, duke buzëqeshur dhe shtrënguar duart me demonstruesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos