
Qeveria e re e Japonisë e ka tepruar në përpjekjen e saj për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me Donald Trump, ndërsa presidenti amerikan pritet të mbërrijë në Tokio të martën për një vizitë tre ditore.
Trump do të mirëpritet nga Perandori Naruhito në fillim të vizitës së tij, me rreth 18,000 policë të vendosur për ta mbrojtur atë.
Sipas NHK, ministria e transportit e Japonisë planifikon ta mirëpresë Trumpin me një shfaqje kamionash të mëdhenj amerikanë, një referencë e dukshme ndaj ankesës së presidentit amerikan se Japonia lejon importimin e shumë pak makinave të prodhuara në Amerikë.
NHK raportoi se kamionët do të parkohen në vendin ku nesër do të zhvillohet samiti me kryeministren e re ultrakonservatore të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila u zgjodh nga parlamenti më 20 tetor.
Sipas NHK, Takaichi tani po shqyrton mundësinë t'i japë Trumpit një shkop golfi të përdorur dikur nga kryeministri i ndjerë Shinzo Abe, së bashku me topa golfi me gjethe ari.
Takaichi konsiderohet si një mbështetëse e Abes, i cili u vra në vitin 2022. Ajo ndan pikëpamjet e tij nacionaliste dhe reformiste dhe pritet të përfitojë nga miqësia e ngushtë e Abe me Trump.
Trump, i cili vizitoi Japoninë tri herë gjatë mandatit të tij të parë, shpesh luante golf me Aben dhe të dy burrat kishin parë edhe ndeshje sumo së bashku. (A2 Televizion)
