
Lituania ka vendosur të mbyllë për një kohë të pacaktuar rrugët e saj kufitare me Bjellorusinë.
Vendimi u mor për shkak se për të tretën natë radhazi disa balona të dyshimta aerostatike kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze.
Lajmi u konfirmua nga mediat vendase të cilat citonin burime zyrtare.
Gjithashtu, për disa orë janë ndërprerë të gjitha operacionet në aeroportin ndërkombëtar, pasi këto balona u panë shumë pranë pistës. (A2 Televizion)
