Katar: Hamasi është gati të rifillojë bisedimet për lirimin e pengjeve

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 22:42 | Bota

Katar: Hamasi është gati të rifillojë bisedimet për

Ndërmjetësuesit e Katarit i thanë Izraelit se Hamasi "ka rënë dakord në parim" për të rifilluar bisedimet për lirimin e rreth 40 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të një ose dy javësh pauzë në luftime.

Propozimi parashikon lirimin e rreth 40 pengjeve, duke përfshirë gra, burra mbi moshën 60 vjeç dhe njerëz që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Në këmbim, shteti hebre do të duhet ndalojë operacionet ushtarake në Gaza për një javë ose dy dhe lirimin e një numri palestinezësh që janë mbajtur në burgjet izraelite.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte "shumë i shqetësuar" për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive në Rripin e Gazës.

“Ndërsa njerëzit vazhdojnë të zhvendosen masivisht në Gazën jugore, kolegët e mi të OBSH-së dhe unë mbetemi thellësisht të shqetësuar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive”, shkruan Tedors në X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos