Zyrtare, 2023 viti me temperaturat globale më të larta në 174 vite

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 22:14 | Bota

Zyrtare, 2023 viti me temperaturat globale më të larta në 174

Viti që po lëmë pas është më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë që prej se kanë filluar matjet zyrtare të temperaturave globale.

Temperaturat ekstreme, përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore që kanë shkaktuar kaos dhe kanë kushtuar jetë, e kanë dhënë alarmin tashmë. Megjithatë, përgjigja nuk duket të jetë në nivelin që e kërkon situata emergjente.

Vlerësimet e shkencëtarëve të disa muajve më parë janë konfirmuar: 2023 ishte viti më i ngrohtë i 174 viteve të fundit. Edhe pas verës, temperaturat e larta nuk ranë, shtatori, tetori dhe nëntori shënuan temperatura të larta rekord.

Pak para përfundimit të këtij viti, Shërbimi Meteorologjik Botëror dha alarmin duke nënvizuar të nxehtin ekstrem, rritjen e temperaturave në sipërfaqe të detit dhe rritjen e nivelit të ujërave në oqeane.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në nëntor temperatura e sipërfaqes globale ishte 1.4 gradë mbi nivelet para-industriale. Po ashtu, temperaturat këtë vit ishin 0,3 °C më të larta se viti më i ngrohtë i mëparshëm, 2016.

Fenomeni El Niño në Paqësor si dhe ndryshimet klimatike kontribuan në rezultatet alarmante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos