“Kemi një gji dhe tani edhe një liqen! Na duhet edhe një oqean”, Trump riemërton Liqenin Ontario si “Liqeni i Amerikës”

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 20:23 | Bota

“Kemi një gji dhe tani edhe një liqen! Na duhet edhe një

Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që udhëzon qeverinë federale amerikane të riemërtojë Liqenin Ontario, duke e bërë atë “Liqeni i Amerikës”, shkruan A2 CNN. Lëvizja, kryesisht simbolike, vjen në mes të përshkallëzimit të luftës tregtare me Kanadanë.

“Siç e dini, Kanadaja na ka zhvatur për një kohë të gjatë në tregti. E trishtueshme”, tha Trump pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv, i cili përditëson rregullat e Departamentit të Brendshëm për emërtimet gjeografike. “Edhe për ushtrinë: ne e mbrojmë Kanadanë pa marrë asgjë në këmbim. Nuk marrim asgjë. Ata nuk paguajnë për mbrojtjen që u ofrojmë. Por ne e mbrojmë Kanadanë”, shtoi Trump.

“Kemi një gji dhe tani edhe një liqen! Na duhet edhe një

Si Kanadaja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë anëtare të NATO-s dhe kanë detyrime për mbrojtje të ndërsjellë në kuadër të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Marrëveshjes së Ogdensburgut dhe traktateve të tjera. “Ne kemi njoftuar të gjithë personat dhe institucionet që duhet të njoftojmë. Kjo është zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë”, tha Trump.

Një zyrtar i administratës amerikane vuri në dukje se liqeni, i cili kufizohet nga Kanadaja dhe shteti i Nju Jorkut, ka pjesën më të madhe të vëllimit të ujit në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe se pika më e thellë e tij ndodhet në territorin amerikan.

“Kemi një gji dhe tani edhe një liqen! Na duhet edhe një

Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë presidencial, Trump kishte nënshkruar një urdhër për riemërtimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”. “Ne kemi një gji dhe tani kemi edhe një liqen, gjithçka që na duhet është një oqean. Ndoshta do të na duhet të ndryshojmë emrin e Atlantikut dhe/ose të Paqësorit”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale. “Ndoshta do t’i ndryshojmë të dy”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos