Aksident i rëndë në Fishtë, ndërron jetë një 12-vjeçar

Nga Igli Çelmeta
27 Gusht 2026, 20:53 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fishtë, ndërron jetë një

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë një fëmijë 12-vjeçar ka ndërruar jetë, shkruan A2 CNN.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë fshatit Fishtë, ku një automjet ka përplasur një monopatinë me të cilën po lëvizte 12-vjeçari.

Pas përplasjes makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë.

Automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos