
Presidenca ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili gjatë një konference për mediat tha se Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës.
“Alqi Bllako është këshilltar i Bajram Begajt”, deklaroi Berisha, duke iu referuar Presidentit të Republikës.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Zyra e Shtypit e Presidencës, e cila ka mohuar që Bllako të ketë ndonjë rol në institucionin e Presidentit.
“Zoti Alqi Bllako nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Presidenca sqaroi se reagimi bëhet për të shmangur çdo keqinformim lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës. (A2 Televizion)