
Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të rëndë të ndodhur këtë të enjte në një shkollë në Gosen-Neu Zittau, në landin Brandenburg, pranë Berlinit.
Sipas informacioneve të para, viktimat janë një vajzë 18-vjeçare, nxënëse e shkollës, dhe një burrë 30-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin, por ka mbetur i vrarë.
Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Sipas raportimeve të para, ai ishte ish-partneri i 18-vjeçares.
Pas sulmit, në shkollë u zhvillua një operacion i gjerë policor. Zona u rrethua dhe u vu nën kontrollin e forcave të rendit dhe shërbimeve të emergjencës.
Raportimet e para flasin edhe për persona të tjerë të plagosur, por numri dhe gjendja e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
(A2 Televizion)